Prof.Dr. Zhak Aben (Jacques Aben) nga Universiteti i Montpeljes te Frances mbajti nje ligjerate speciale per studentet e Uni-Pz me teme ‘‘Politika monetare e BE dhe Euro‘‘. Kjo ligjerate ka zgjuar interesim te madhe te studenteve te cilet me pyetje te shumta e bene kete ligjerate edhe me interesante. Prof.Dr. Zhak Aben tha qe eshte mahnitur pozitivisht me profesionalitetin dhe punen qe po behet ne Uni-Pz dhe tha qe se shpejti Uni-Pz mund te shendrohet ne nje Universitet me rendesi rajonale. Ligjerata e prof.Dr. Zhak Aben ishte vazhdimsi e ligjeratava te vazhdueshme te ligjuruesve nderkombetare ne Uni-Pz.