Puna e Universitetit të Prizrenit vazhdon të çmohet lartë nga shumë subjekte afariste dhe shkencore.
Elkos Group ka vendosur që t’i ndajë 10 (dhjetë) bursa për studentët e dalluar të Universitetit të Prizrenit. 6 (gjashtë) bursa do të ndahen për studentët e rinj që do të rregjistrohen në vitin akademik 2008/2009, 2 (dy) bursa për studentët e vitit të dytë, si dhe 2 (dy) bursa për studentët e vitit të tretë.
Dukagjini Group ka vendosur që t’i ndajë 5 ( pesë) bursa për studentët e dalluar të Universitetit të Prizrenit.
Ben-Af ka vendosur që t’i ndajë 5 ( pesë) bursa për studentët e dalluar të Universitetit të Prizrenit.
Birra Peja ka vendosur që t’i ndajë 5 ( pesë) bursa për studentët e dalluar të Universitetit të Prizrenit.
ProCredit Bank ka vendosur që t’i ndajë 5 ( pesë) bursa për studentët e dalluar të Universitetit të Prizrenit.
Universiteti i Prizrenit ndan poashtu nga 10 ( dhjetë ) bursa për studentët e të gjitha gjeneratave. Kriteri për të aplikuar për bursë është suksesi i treguar gjatë vitit akademik paraprak.
Për të konkuruar duhet të jeni të regjistruar në Uni-Pz. Formularin për aplikim mund të merrni në zyrën për çështjet studentore.