Phone no. +381 29 231 403Email: info@uni-pz.org
Lista e mësimdhënësve në Upz
Çdo të premte në ora 21:00 në valët 104.4 MHz emitohet programi Radio Uni-Pz
Në këtë pjesë do të diskutojn studentët rreth probleme,seminarëve etj...Kliko për tu kyqur në forum...
Mirësevini në Universitetin e Prizrenit
Ne ju ftojmë të na vizitoni në çdo kohë, në vizitë personale apo mund eksploroni Uni-Pz nga web-faqja jonë.Zotuar për të mbajtur pozitën e udhëheqësit për arsimim të lartë, është themeluar rishtazi në pajtim me rethanat e reja të krijuara në Kosovë duke mos rreshtur së ndërmarri aktivitete të cilat përmosojnë cilësin e studimeve universitare. Këtyre përpjekjeve u vien në shërbim edhe hapisiratë univeristare për të krijuar një ambient studimor. Uni-Pz ngërthen në vete diversitet të studentëve, të prospektivën globale dhe gërshetimin e saj me realitetin lokal, nxënie të njohurive, pranim dhe aplikim të ndryshimeve që imponohen nga ambienti i jashtëm në pajtim me nevojat e anëtarëve të tij. Përderisa po futemi në një vit të ri akademik, synimi ynë është të pranohemi si një universitet me qasje bashkohore që krijojm hapësir për secilin student të formoj dhe përfitojë nga potenciali i tij/saj duke shtyer përpara kufit e njohurive shkencore dhe shoqërore.
Njeriu i shkencës nuk e studion natyrën dhe fenomenet natyrore sepse janë të përdorshme për njeriun, e studion sepse jeton në të dhe jeton në të për shkak se është e mrekullueshme. Për këtë arsye ju ftojmë të keni qasje në shkenca që ofrohen nga ne. Më posht do të listojmë disa arsye pse të studioni në Uni-Pz.
• Shkenca nuk është diçka e errët e krijuar vetëm për disa individ. Çdo njeri nga ne pamarrë parasysh profesionin që ushtron, duhet të jetë në gjendje të mendojnë në mënyrë shkencore, të kuptojë dhe aplikoj disa prej tyre. Çdo ditë na paraqiten vendime me të cilat ballafaqohemi janë të varura nga shkenca kjo e benë shkencën si metodën më të mirë për të grumbulluar dhe transmetuar informata rreth botës. • Disa nga ju do të përfundoni si bërës të politikave në qeveri apo në fushën e ndërmarrësis. Individë të tillë marrin vendime që thelbësisht ndikojnë në mirëqenjën e çdo kujt. • Publiku mbanë përgjegjësin për vendimet që ndikojnë tek ne. Përshkak se vendim marrësit janë pjesëtar të shoqërisë si tërësi.• Edhe nëse shkencat mund të janë irelevante për jetën tonë, një shoqëri që posedon njohës të shkencës kontribojnë të zhvillimet ekonomike, edukative dhe shoqërore. Por të gjitha këto kërkojnë që të rinjët kosovar të shohin shkencët si atraktive dhe të marrin vendim për të qenë një shkencëtar profesionist. • Individët me ambicje për të studiuar duhet të shpenzojnë energji për të kuptuar të thenat shkencore dhe kjo mund të gjindet në një qendër edukative që premton një perspektivë pozitive në zhvillimet në sektorinë e arsimit të lartë.
Unioni Studentor është asociacion vullnetar i studentëve të Uni-Pz. Kjo formë e organizimit ofron mundësi të aktiviteteve të ndryshme kulturore, argëtuese dhe sportive.
Në sajë të një organizimi të tillë studentët mund të artikulojnë zërin e tyre dhe delegimi i tij në strukturat udhëheqëse të Universitetit për çeshtjet të cilat i preukupojnë ata.
Komuniteti studentor është i hapur për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e tij, të gjithë studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në takime që organizohen, të marrin pjesë në vendimarrje dhe aktivitete të tjera të pavarura studentore.
Anatarët e Këshillit të Unionit të Pavarur Studentor: ( email: unionis@uni-pz.org )
Puna e Universitetit të Prizrenit vazhdon të çmohet lartë nga shumë subjekte afariste dhe shkencore.
Kriteri për të aplikuar për bursë është suksesi i treguar gjatë vitit akademik paraprak. Për të konkuruar duhet të jeni të regjistruar në Uni-Pz. Formularin për aplikim mund të merrni në zyrën për çështjet studentore. Data e fundit per aplikim 30.09.08
Ekspozite artistike e pikotres se re Yllka Berisha ne Uni-Pz